E enjte, Shtator 02, 2010 Bookmark and Share
Shqip | Gjuhët tjera

Bota pa Luftë

March Day 93 !
2 Tetor 2009 deri më 2 Janar 2010


PUNTA DE VACAS 2010 - Useful Information



Shoqata Bota pa Luftë lanson dhe krijon ide dhe akcione, të cilat kontribuojnë, që të ndalen luftërat në botë. Metoda e kësaj shoqate bazohet në akcione aktive paqësore.

Themeluesi i saj, Rafael de la Rubia, e prezantoi shoqatën "Bota pa Luftë" në vitin 1995 për herë të parë në një manifestim ndërkombëtar me emrin: Takim i hapur mbi humanizmin e ri, i cili u organizua në universitetin e Santiago de Chile me delegatë të më shumë se 50 vendeve.

Që nga ajo kohë e deri më tani shoqata "Bota pa Luftë" zhvillohet në shumë vende mes aktiviteteve të ndryshme të të gjitha 5 Kontinenteve. Në vitin e kaluar ajo kishte në qendër të vëmendjes shumë fushata për zhdukjen e armëve bërthamore.

"Bota pa Luftë" frymëzohet nga filozofia e Humanizmit Univerzal, përfaqësuesit e të cilit janë të bindur se është e mundur të krijohet një botë pa dhunë.

"Bota pa Luftë" përkrah dhe çon përpara "Dokumentin Humanist" me pikat e tij themelore:

  • Refuzimin e dhunës fizike, nga e cila dalin luftërat, si dhe refuzimin e çdo forme tjetër të dhunës (ekonomike, raciste, religjiose, seksuale etj.).
  • Miratimin e lirisë së mendimit dhe besimit të të gjithë njerëzve.
  • Zhvillimin e diturisë dhe shkencës në shërbim të jetës.
  • Njohjen e shumëllojshmërisë së njerëzve, popujve dhe kulturave në mbarë botën.
  • Përforcimin e barazisë së të gjithë njerëzve.
  • Vendosjen e njeriut si vlerë dhe brengë qendrore.

Një pjesë e madhe e njerëzimit nuk don luftëra, por njëkohësisht nuk beson se është e mundur të mënjanohen ato. Prandaj, është e domosdoshme që përveç realizimit të aktiviteteve shoqërore, secili prej nesh të marr parasysh se ekziston një e vërtetë deri tani me supozim e pandryshuar që tani mund të ndryshohet.

"Bota pa Luftë" kuptimin e historisë e sheh si:

  • Një përpjekje të vazhdueshme personale dhe shoqërore për ta mundur dhembjen dhe vuajtjen, për të arritur më shumë fat, liri dhe gëzim jete.
  • Një luftim të pandërprerë mijravjetrash të gjatë për ta ndërruar ambientin natyror në një vend të dedikuar për jetë njerëzore, por edhe për ta ndërruar rrethin shoqëror në një vend, i cili është i denjë për një zhvillim të pakufijshëm.
  • Nëse nuk bëhen më luftëra, njerëzimi do ta lë anash parahistorinë dhe do ta bëjë një hap të madh përparimtar drejt rrugës së zhvillimit njerëzor.

"Bota pa Luftë" organizohet në çdo vend, çdo qytet dhe në çdo lagje duke formuar grupe bazë dhe platforma për çarmatim bërthamor, të cilat grupe këmbejnë ide të përbashkëta duke zhvilluar kështu lirshëm aktivitetet e tyre.

Përveç aktiviteteve rajonale ose nacionale "Bota pa Luftë" mbështet edhe fushata ndërkombëtare, siç janë: "Europe for Peace" Evropa për paqe- Evropa pa armë bërthamore", "Vendet mesdhetare pa armë bërthamore", "Amerika Latine pa luftëra", si dhe iniciativa të ndryshme.



www.theworldmarch.org ®2010 | Aktualizimi i fundit: 00:46 - 18/06/2010 (UTC/GMT) | Anulimi : 1024/768 | Për fillim
Hyrje për përdoruesin | Privacy | Sitemap | Sponsors | Gadgets Shop